Wednesday, November 21, 2012

Vijne armet e Skenderbeut

U deshën gati 5 shekuj qe armët dhe përkrenarja e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut te ktheheshin ne shtëpi. Nen masa tejet te rrepta sigurie, qe nga zbritja ne portin e Durrësit e deri ne mbërritjen rreth orës 11.30 minuta ne muzeun kombëtar ne Tirane, objektet u sollën brenda nje kamioni për tu zbritur me pas nga specialiste shqiptare dhe austriake.

Por edhe pse tashme janë ne shtëpi, shpata e luftës, ajo ceremoniale dhe përkrenarja e Skënderbeut do te hapen vetëm pas 24 orësh, për shkak te ambientimit me temperaturën e duhur. Ne keto kuti, kane ardhur per te ekspozuar zyrtarisht me 22 nëntor, ne orën 14.00 edhe një gravure e heroit si dhe nje kodeks. Mësohet se kjo sipërmarrje i ka kushtuar shtetit shqiptar mbi 300 mije euro përfshi këtu edhe sistemin e sofistikuar te ruajtjes, kusht ky i kërkuar nga muzeu i Vjenës. Udhëtimi i armeve dhe helmetës është ne fakt një histori e gjate, e cila nis me largimin e tyre nga Shqiperia nga Donika Kastrioti dhe kalimin pas vdekjes se saj, dore me dore nga fisniket evropiane te kohës. Simbolet kult te shqiptareve kudo ne bote, do te qëndrojnë te ekspozuara për here te pare ne Shqipëri deri me 13 Janar dhe sipas muzeut kombëtar pritet nje fluks i madh vizitoresh.